Insajderi
Botë

Kosova dhe Bangladashi me një të përbashkët – ndërprerjen e rrymës, ja si po ia del shteti aziatik

Insajderi
23 August 2022 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova dhe Bangladashi me një të përbashkët – ndërprerjen e rrymës, ja si po ia del shteti aziatik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bangladeshi do të mbyllë shkollat ​​edhe për një ditë më shumë në javë dhe do të reduktojë orët e punës për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Muajin e kaluar Azia Jugore filloi me ndërprerjet e përditshme dy orëshe të energjisë.

Lufta në Ukrainë ka rritur koston e importit të karburantit dhe ka dëmtuar ekonominë e Bangladeshit dhe rezervat valutore.

Të hënën, sekretari i kabinetit të Bangladeshit, Khandker Anëarul Islam tha se shkollat ​​- të cilat më parë ishin të mbyllura vetëm të Premteve – tani do të mbyllen edhe të shtunave, transmeton Insajderi.

Kujtojmë se, në rrethana normale, shkollat ​​në Bangladesh janë të hapura për gjashtë ditë në javë – të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën.

Vendi prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga gazi natyror, një pjesë e të cilit importon.

Ndryshe, edhe vendi ynë, Kosova, që nuk gjendet në Azi por është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore është duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark