×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjeneratori ‘ilaçi’ i përkohshëm i bizneseve në Kosovë

    Insajderi
    21 August 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2022, solli kujtime në restrospektivë për periudhën e pasluftës në Kosovë- periudhë kjo kur në qoshet e rrugëve e në objekte dëgjoheshin vazhdimisht zhurmat e gjeneratorëve, krejt kjo për një arsye të vetme, mungesën e energjisë elektrike në vend, shkruan Insajderi.

    Insajderi

    Qysh nga mëngjesi i hershëm i së hënës, të gjitha qytetet e Kosovës, do përballeshin me reduktimet 6 orë me rrymë kurse 2 pa rrymë, urdhër ky i pranuar nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) dhe i dhënë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

    Sfida se ç’shkon e vështirësohet për të gjithë qytetarët e në veçanti pronarët e bizneseve dhe kompanitë e tjera.

    Kompania në Prizren nga e cila prodhohen produkte nga mishi i pulës dhe gjedhit, me drejtor Burim Piraj, po përballet me vështirësi të mëdha në këtë fazë të kufizimeve me energji elektrike.

    Në një prononcim për Insajderin, Piraj tha se përpos çmimeve të larta që po mbizotërojnë tani edhe rryma nuk është si duhet.

    “Çmimi shumë i shtrenjte po ka prishje edhe rryma është nën nivel ose mbi nivel, nuk ka aspak balancë ka ndryshim të orarit kemi vështirësi me të vërtetë të mëdhaja. Meqë rast është dashur të kemi në funksion gjenerator”, tha afaristi për Insajderin.

    Gjeneratori që kjo kompani ka në përdorim tash, siç pohon edhe drejtori është i përmasave të mëdha për shkak të shërbimeve që duhet të kryhen.

    Të njëjtit kërkojnë shumë derivatë gjë që e bënë më të vogël fitimin e kompanisë.

    Në muaj, kjo kompani shpenzon 4 deri në 5 mijë euro rrymë, kurse me shpenzimet që i duhen për derivate pagesat kapin shifren 10 mijë euro. Kjo pasi gjeneratori është me kapacitet 450KWA.

    “Si kompani kemi shpenzime edhe me energjinë elektrike pasi na duhet që të shpenzojmë 4 deri në 5 mijë euro, plus të tjerave tani edhe shpenzimet e derivateve për gjenerator kap shifrën pothuajse 10 mijë euro”, tha biznesmeni Kosovar për Insajderin.

    Piraj tha se në vend që tani të punësoj dikë në kompani, ai duhet të shikojë për shpenzimet që po rriten dita ditës.

    Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës: Nëse Qeveria nuk i ndihmon bizneset do të ketë rritje çmimesh përseri

    Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se këndellja ekonomike nuk ka qenë në mesin e biznesve qysh nga periudha parapandemike.

    Ai tha se as diaspora nuk ka qenë si vitet e kaluara, megjithëse tani nuk ka kufizime.

    Gastronomia e kemi të qartë edhe pse masat nuk kanë ekzistu, gjatë Covid-19 nuk ka operu si para pandemisë sepse kjo pandemi është manifestu me krizë të re, pra, atë ekonomike e cila do të thotë u parapri me rritje të inflacioni 14.1 %, ulje të aftësisë blerëse dhe diaspora nuk ka qenë si vitete e kaluara, megjithese pa kufizime e ndalesa, prap se prap e shohim që edhe pse ka pas ardhje nuk ka pas këndellje ekonomike të mjaftueshme të bizneseve”, tha Vranica për Insajderin.

    Kjo krizë sipas Vranicës do të jetë vështirë e menaxhueshme duke pasur parasysh që gjeneratorët që përdoren për kompensimin e energjisë që mungon përgjatë 2 orëve kërkojnë derivate dhe kjo është kosto shtesë.

    Sekretari i Gastronomëve tha se duke e ditur se disa biznese nuk kanë infrastrukturë që nuk e dëmtojnë gjeneratorin ata mund të  dëmtojnë paisjet teknologjike

    Në lidhje me krizën energjetike, kjo kur e marrim parasysh krizën dhe e dim që kanë me u manifestu edhe në pjesën tjetër të vitit mund të ketë rrezik të menaxhohet kjo veprimatri sepse gjeneratoret që përdoren për kopensim pa rrymë mbahen me derivatet e naftës dhe e dim që është kosto shtesë dhe shumica e bizneseve nuk është se kanë infrastrukturë fizike që i mbron me anë të bateriave që e bon kalimin nga gjendja pa rrymë në atë me lidhje të gjeneratorëve. Mund të dëmtohen paisjet teknologjike”, shtoi tutje ai për Insajderin.

    Dyshimet në rritjen e çmimeve tek sektori i gastronomisë i tha si ekzistuese edhe Vranica, kjo pasi nuk ka një politike fiskale nga Qeveria Kurti për lehtësimin e veprimtarisë.

    “Dyshoj që do të ketë rritje të çmimeve ose si pasojë e shtrejtimit të energjisë elektrike ose si pasojë e derivateve, sepse ska politikë fiskale nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, bizneset po rrezikojnë konsumin në mënyrë të menaxhimit të likuiditetit të shoenzimeve që ata kanë si biznese”, përfundoi Vranica për Insajderin.

    Sallonet e ondulimit më shumë pa punë se me punë

    Ankesë të njejtë për situatën e krijuar në vend ka edhe Zelinda Hoxhaj-Ibrahimi nga komuna e Istogut.

    Hoxhaj-Ibrahimi ka në pronësi një salon ondulimi ku gjysma e punës që realizohet është  e varur nga energjia elektrike.

    “Faza e reduktimeve ka qen ndoshta njera nder gjerat ma te papritura ne biznesit tone kete sezone dhe ka pengu e ka ndalu shume veprimtari qe kemi mujt me i bo ne kohen para reduktimeve”, tha ajo për Insajderin.

    Sipas saj, këtë vit kishte edhe rënie të fitimeve nga biznesi dhe reduktimet nuk u mirëpriten aspak.

    “Biznesi jone ka pas shume ndalesa se lloji i punes qe ne ofrojm ka te bej me se shumti me sherbime qe varen nga rryma edhe ashtu ka pas ulje dukshem ne krahasim me vitet tjera”, tha pronarja e sallonit për Insajderin.

    “Call Center Agencies” në rrezik për humbje të mëdha financiare

    Jashtë listës me biznese që iu nevojitet energjia elektrike në kohë të plotë nuk mbesin as agjencitë e thirrjeve siç njihen në Kosovë “Call Center Agencies”.

    Elba Vokshi është e reja nga Peja e cila punon një veprimtari të tillë, ajo tha se në të shumtën e rasteve rryma ka ndalesa dy herë gjatë ditës.

    Sipas Vokshit 2 orë në një agjensi të thirrjeve janë jashtëzakonisht shumë sepse kjo i bie që e njejta duhet të punojë pas orarit për të kryer punës e lëna në gjysme shkaku i mungesës me rrymë.

    Zakonisht rryma po na ndalet dy here mbrenda dites une per veti e kom orarin prej 9ve mengjes deri 5 mbasdite e sod u ndal ka 12:10 deri n2 normal qe paraqet problem se dy or jon shum tmdhaja per punen qe e boj se po mbes mbrapa me pune e po duhet me ndejt mbas orarit qe me mujt mi zavendsu qato pun qe spo muj mi bo shkaku i rrymes”, tha Vokshi për Insajderin.

    Në kompaninë ku ajo punon, janë gjithësej 30 puntor e sbhumë nga ta po mundohen që veprimtarinë e tyre ta ushtrojnë nga kafenetë ose shtepitë e tyre.

    Ajo tha se tani janë në pritje të një gjeneratori për kompaninë pasi shumë punë kanë mbetur në gjysme dhe reduktimet poi u shkaktojnë edhe humbje të të ardhurave.

    “Tash jemi pa zgjidhje vetëm se është premtu sigurimi i një gjeneratori ose cfardo mundësie që ka kapacitetin e mbulimit të nevojave për krejt puntorët dhe paisjet sepse kështu problem e kemi shumë”, përfundoi Vokthi për Insajderin.

    Furrat detyrohen të përgatisin bukë me shumicë

    Mirëseardhje reduktimeve nuk i ofruan furrat e bukës në Kosovë.

    Zyrafete Mahmutaj e cila ka në pronësi një furrë buke në Prishtinë tha se përgatitjen e bukës po mundohen ta bëjnë në sasi më të mëdha se zakonisht  pasi kur ka ndërprerje të rrymës nuk kanë mundësi të japin produktet për klientët.

    “Në furrë normalisht që duhet energji elektrike dhe kur po ndalet ne po kryejmë shërbimë vetëm në rastet kur furra mbetet e nxehtë, përkundrazi buka që jemi duke e përgatitur shpeshherë në sasi të mëdha shkon dëm pasi nuk mund të përgatitet mirë. Ne po I marrim masat para se të ndalet rryma mmegjithëse oraret po janë të ndryshme, Përgatisim më shumë bukë që të mos mbesim keq tek klientët tanë”, tha Mahmutaj për Insajderin.

    Ajo shtoi se mundësia për të blerë gjenerator tani për tani nuk është pasi cmimi që ka është I papërballueshëm për ta.

    “Nuk kemi mundësi të blejmë gjeneratorë pasi shuma e tij është nga 10 deri në 12 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për ne si furrë më e vogël që jemi, gjendja është më e keqe sesa që duket kur thojnë 2 orë pa rrymë, për biznese boll është”, tha ajo për Insajderin.

    Çmimet e derivateve kanë kapur qiellin

    Edhe pse gjeneratorët për biznese po duken të jenë ‘dritë në fund të tunelit’, edhe kjo ka anët negative të saj

    Çmimet e larta që kanë kapluar vendin kanë prekur në vecanti edhe derivatet.

    Kësisoji nga një përgjigjie që insajderi ka siguruar nga një elektricist i gjeneratorëve nëse merret shembull një ambient ku nuk përfshihen të gjitha paisjet por disa cmimi mund te shkijë mbi 300 euro në muaj.

    “Përshembull nëse përdoret 8 ore, shkon deri në  230 euro pa bojler domethënë, most e llogarisim tash nëse ka shumë paisje e kompanitë janë të mëdha”, Sabit Gerbershi Fadil, elektricist i gjeneratorëve.

    Kështu tha edhe Burim Piraj, biznesmeni i njohur Kosovar. Ai tregoi se çmimi iderivateve për gjenerator mund të shkojë në shifta tejet të larta.

    “Nëse 6 orë brenda 24 ore nuk ka energji me planin 6/2 atëherë kemi harxhime të mëdha, nga 50 litë në orë bëjnë 300 litër naftë çdo ditë”, tha Piraj për Insajderin.  

    Fotografi të realizuara në Prishtinë:

    @GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark