Ilir Demolli i njohur me emrin artistik Faraoni G pritet t’i rikthehet muzikës pas një pauze goxha të gjatë. I ftuar në intervistë në Insajderin Faraoni G ka folur për shumë tema. Muzikën, politikën, religjionin e fenomene tjera që i hasim jo rrallëherë në shoqërinë kosovare.
Iliri padyshim që nga shumë njihet edhe për hitet e tij të pavdekshme si “Pavarësia”, “Op-Op Çika”, “Hanifja”.
Por ju që nuk e dinit Faraoni G me profesion është ekonomist.
“Unë me profesion jam ekonomist, tash ja kam pa hajrin ja sherrin – kam pasur biznese të miajt, jam marrë me marketing me kafiqa. Një kohë kam punuar në sektorin bankar tash jam me një institucion tjetër me një pozitë që e kam marrë frikë. Unë e kam pasur një farë misioni me togëzu vetën”, është shprehur ai për Insajderin.
Gjatë kësaj interviste mund të kuptoni se çka thotë Faraoni G edhe për ata që po bëhen të famshëm me një këngë, për ata që ju ka ‘hup topi”.
“Problem është me pas sidomos moshë të re 19-20 vjet me pas shumë famë, pare se dinë me ta hup topin qysh thojnë”, tha ai.
Me çka mendon të merret në të ardhmen Faraoni G e kur pritet ta lansojë këngën më të re e kuptoni përmes intervistës.
Intervista e plotë: