Gjykata merr vendim për dy rusët dhe ukrainasin që sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për dy rusët dhe ukrainasin që sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit

    Insajderi
    24 August 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatat e shkallës së Parë në Elbasan caktoi sot masën arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh pasditen e së shtunës, 20 gusht.

    Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt.

    Avokatët e dy rusëve dhe e ukrainasit kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

    Sipas Gjykatës arrestimi i tre shtetasve të huaj është i ligjshëm.

    2 rusët dhe ukrainasi Mikhail Zorin akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim

    Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark