Insajderi
Insajderi

Dyshja amerikano-evropiane nisin takimin me liderët opozitarë

Insajderi
24 August 2022 - 16:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshja amerikano-evropiane nisin takimin me liderët opozitarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dyshja amerikano-evropiane, pas përfundimit të takimint me presidenten e kryeministrin tashmë janë duke zhvilluar një takim të dytë me liderët e opozitës, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi konfirmon nga buriemt e saja brenda PDK-së dhe LDK-së se të tre liderët janë në takim me Escobar dhe Lajçak.

Në takim po marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke vazhduar vizitën në Kosovë nga dita e djeshme./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark