Regjisorit nga Gjilani, Gentrit Shala i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, nën dyshimet se ka mashtruar dhjetëra kompani në disa qytete të vendit, me qëllim që të përfitojë financiarisht, duke keqpërdorur emrin e ‘Teta Gjylit, personazh i serialit ‘Akshami me Gjylën’ të aktorit Osman Azemi. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e tij dhe detajet se si dyshohet që i vuri në lajthitje kompanitë.
Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë detaje nga dëshmia e Shalës, të dhënë para hetuesve policorë, pas arrestimit të tij dhe ka siguruar një kontratë që kishte lidhur me njërin nga bizneset që dyshohet se i zhvati.
I dyshuari 25-vjeçar pas arrestimit ka dhënë deklaratë, ku ka përshkruar disa nga kontratat që ka lidhur, duke e mohuar kategorikisht se ka mashtruar bizneset se projekti i tij do të transmetohej në televizionin Klan Kosova. Shala e ka pranuar se ka lidhur rreth 24 kontrata, prej të cilave 18 janë realizuar dhe është paguar nga bizneset.
Sipas dëshmisë së tij, në projektin e që ka realizuar ai bëhet fjalë për një personazh me emrin ‘Teta Gjyli’, por jo të aktorit Osman Azemi.
Përveç që ka mohuar t’i ketë vënë në lajthitje kompanitë, ai po ashtu ka thënë se nuk është prezantuar rrejshëm si regjisor i Klan Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar disa nga pronarët e kompanive që dyshohet se i zhvati.
Sinjali mëson se kontrata që ka lidhur me të gjitha kompanitë ka qenë e njëjtë. Një kontratë të tillë e ka siguruar edhe Sinjali, ku shihet nënshkrimi i Shalës.
Rreth pesë biznese veçse janë identifikuar, por sipas burimeve të Sinjalit numri i kompanive që kanë paguar Shalën në shuma prej mbi 150 euro gjoja se për hapësirë reklamimi te seriali i aktorit Azemi, që është transmetuar në televizionin Klan Kosova, pritet të rritet.
Ai ka lidhur kontrata me pronarët e dy salloneve të ondulimit, “Medina Beuaty Center” dhe “Molina”, si dhe kompanisë “Ari Qeramika”, duke u thirrur në emër të rolit ‘teta Gjyli’ të aktorit Osman Azemi për serialin ‘N’kafe’.
Emri i Gentrit Shalës është i njohur për mashtrim në lidhje me një projekt të financuar nga fondet komunale lidhur me një Dokumentar për Medvegjën.
Emri i tij përmendej si regjisor në projektin: Dokumentar për Medvegjën, projekt i financuar nga Komuna e Gjilanit, por që kurrë nuk u realizua.
Gentrit Shala kishte përfituar përmes organizatës “The Future” përfaqësues i së cilës ishte Arianit Ibrahimi. Grupi kishin marrë një shumë prej 1 mijë e 500 eurosh. Paratë i morën, por projektin nuk e realizuan kurrë.
Gjithashtu Gazeta Insajderi ka raportuar ekskuluzivisht se Gentrit Shala është arrestuar nga Policia e Kosovës për mashtrim të disa bizneseve në Gjilan dhe Prizren me qëllim që të përfitoj financiarisht nga kompanitë në emër të emisionit “Aksham me Gjylin” të aktorit Osman Azemi. Po i njeti person, kishte përfituar fonde publike nga Komuna e Gjilanit.
Gazeta Insajderi mëson se shuma që ai ka përfituar nga këto kompani ka qenë 150 euro për një kontratë.
Insajderi ka kontaktuar po ashtu edhe palën e dëmtuar. Aktori, Osman Azemi ka konfimruar rastin duke bërë të ditur se bëhet fjalë për disa kontrata që i dyshuar (Gentrit Shala) i ka nënshkaur në emër të tij me biznese të ndryshme.
Si e zbuloi Osman Azemi se po i keqpërdorej emisioni për përfitime të tjetër kujt?
Osman Azemi, i njohur me personanzhin e “Teta Gjyli” tregon për Gazetën Insajderi se si i ra në fije se emri i tij po keqpërdoret nga një mashtrues dhe po dëmtohen biznese të shumta.
Fillimisht Osmanin e kishte thirrë një kompani e dëmtuar duke e pyetur se kur po fillon me xhirimet në bazë të kontratës që ata kishin nënshkaru me të dyshuarin Gentrit Shala. Për këtë kontratë Osmani nuk ishte në dijeni fare.
“Me ka thirr një biznes i Ferizajt dhe me tha unë e kam kry pagesën, tha kur keni me ardh me xhiru, unë e pyta me kë po flas se unë jam Osmani, tha po, një djal me emrin Gentrit ka fol si producent i serialit, une i thash që nuk njoh askend, sigurit është mashtrim. Pastaj ai ma dërgoj kontraten dhe unë menjëherë e lajmrova rastin në polici. Edhe sot mu kanë lajmëru 7-8 biznese që nga momenti që është bërë publike si lajm”, u shpreh Azemi.
Pasi Azemi ka pranuar kontratën, e ka kontatuar Gentrit Shalën duke i kërkuar llogari për të bëmat e tij.
“Puno ndershëm”, i kishte thënë Azemi duke shtuar për Insajderin se është ndjerë keq për bizneset e dëmtuara.
“Kur mi kanë dërgu bizneset kontratat, ai e kishte lënë numrn e telefonit. Edhe unë e thirra në telefon. Momentin që e murr vesh që jam unë, unë e luta i thash të lutem gjeje një punë të ndershme e puno ndershëm si krejt bota mos u merr me këso mashtrime sepse unë u ndisha shumë keq kur bizneset u dëmtojshin në emër tem. Unë shkova meniherë në polici dhe e lajmrova rastin shkova drejt në Gjilan se e mora vesh që është nga atje, policia u treguan shumë profesional dhe e kanë ndalu personin”, ka thënë Azemi.
Për këtë rast që u zbulua është njoftuar edhe Prokuroria pas denoncimit të vet aktorit Azemi, i cili ka dhënë deklaratë në Polici në cilësinë e viktimës.
Për detaje më të hollësishme, lexo lajmin më poshtë: