Insajderi
Insajderi

Mehaj flet në telefon me gjeneralin Clark, temë zhvillimet e fundit dhe siguria

Insajderi
28 August 2022 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mehaj flet në telefon me gjeneralin Clark, temë zhvillimet e fundit dhe siguria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka biseduar në telefon me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark.

Mehaj ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike si dhe për rolin e Kosovës në sigurinë rajonale.

“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, shkroi Mehaj.

Ministri thotë se nga clark mori përgëzime për angazhimet e suksesshme, ndërsa e quajti hero gjeneralin amerikan.

“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes”, shkroi Mehaj.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike. Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në Botë. 🇺🇲🤝🇽🇰”, shtoi ministri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark