Insajderi
Insajderi

Insajderi sjell pamjet nga mjeti i pashpëthyer që u gjet dje afër Badovcit / VIDEO

Insajderi
28 August 2022 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Insajderi sjell pamjet nga mjeti i pashpëthyer që u gjet dje afër Badovcit /  VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje afër Liqenit të Badovcit.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga momenti kur disa qytetarë e kanë hasur mjetin e pa shpërthyer në breg të liqenit.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i pashpërthyer është hasur nga një person i cili ka qenë duke peshkuar tek Liqeni i Badovcit.

Pas njoftimit të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi.

Njoftimi i plotë nga policia:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER/Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark