Insajderi
Insajderi

Polici në Veri i gjuan dy persona me armë – IPK nis hetimet

Insajderi
28 August 2022 - 23:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Polici në Veri i gjuan dy persona me armë – IPK nis hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Mitrovicë të Veriut raportohet se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është përfshirë një zyrtar policor. Siç raporton Sinjali, zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të dy personave.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka ka thënë për Insajderin se hetuesti e IPK kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetohet si rast.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark