Të shtënat me armë zjarri në Veri - policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat me armë zjarri në Veri – policia jep detaje

    Insajderi
    29 August 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në Leposaviq, Policia thotë që u raportua se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, ku gjendej një zyrtar policor.

    Siç thuhet në raportin 24 orësh, polici “është përgjigjur me armë zyrtare”, ndërsa të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

    Policia njofton se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

    “Leposaviq 28.08.2022-17:10.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport..


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark