​Rama: Gëzuar abetaren e parë të unifikuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rama: Gëzuar abetaren e parë të unifikuar

    Insajderi
    29 August 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se abetarja e parë e unifikuar është pjesë e punës së përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë.

    “Gëzuar abetaren e parë të unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Në dhjetor të 2021 ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për abetaren e përbashkët unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark