Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Makina del nga rruga, hyn në oborrin e banesës dhe përplas për vdekje 23 vjeçaren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Makina del nga rruga, hyn në oborrin e banesës dhe përplas për vdekje 23 vjeçaren

    Insajderi
    31 August 2022 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Shtetasi me iniciale D.T teksa ka qenë duke drejtuar autojmetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke hyrë në oborrin e një banese.

    Si pasojë e kësaj, ai ka përplasur 23 vjeçaren e cila ndodhej në oborr.

    E reja u dërgua menjëherë në spital, ku më pas ndërroi jetë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

    Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark