Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka pretenduar se rreth 300 mijë euro çdo vit, s’janë raportuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tij, kjo ka ndodhur që nga viti 2017. Ndaj kësaj deklarate të Zogianit ka reaguar zyrtari i personelit në Mitrovicë, Lavdim Musa, shkruan Insajderi.
Musa ka thënë se Zogiani, parimori i VV-së ka marrë pagë nga Komuna e Mitrovicës pa qenë asnjë ditë në punë.
“Avni Zogiani, parimi i VV-së i cili edhe i jep vetes të drejtë të del dhe të fol për parime dhe drejtësi, ka marr pagë muaj të tërë nga Komuna e Mitrovicës pa qenë asnjë ditë në punë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Rroft “Qeveria e parimeve dhe mashtrimeve”, thuhet në fund të reagimit të tij.
Kujtojmë se në dhjetor të 2020-ës, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogiani, ishte emëruar këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
/GazetaInsajderi