IKMT zbarkon sërish në ‘Prestige Resort’, forca të shtuara policie në hotel, edhe pse ditë pushimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IKMT zbarkon sërish në ‘Prestige Resort’, forca të shtuara policie në hotel, edhe pse ditë pushimi

    Insajderi
    03 September 2022 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni për shembjet në ‘Prestige Resort’, ndërkohë që sot është ditë pushimi ku hoteli është plot me pushues.

    Menaxherja e përgjithshme e ‘Prestige Resort’ pohoi se turistët shqiptarë dhe të huaj po ikin nga hoteli të zhgënjyer.

    Në një rrëfim për gazetarin e News24 Osman Stafa, menaxherja tha se turistët po ikin jo vetëm nga resorti, por edhe nga Shqipëria, ndërsa zor se mund të kthehen vitin tjetër.

    “Kemi shumë njerëz këtu. Jemi full. Kur sheh këto gjera, që nisin zhurmat, të gjithë thonë çfarë politike është kjo, që politika sulmon resortin?! Disa po ikin. Jo vetëm nga Resorti, por nga Shqipëria. Kjo është diçka e shëmtuar për turizmin. Ne kemi pasur një sezon të mirë, por vitin tjetër, s’besoj se do të ketë fluks. Kjo për shkak të këtyre që ndodhin. Shqipëria duhet të ndërtojë dhe jo të shkatërrojë. Jam e keqardhur.”, tha menaxherja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark