"Rrahman Jasharaj është rrugaç", vazhdon linçimi i kryegrevistit nga zyrtarët e Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Rrahman Jasharaj është rrugaç”, vazhdon linçimi i kryegrevistit nga zyrtarët e Vetëvendosjes

    Insajderi
    05 September 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është duke vazhduar linçim ndaj kryetarit të Sindikatës së Arsimit në Kosovës, Rrahman Jasharaj nga ana e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Së fundmi ish-kandidati i Vetëvendosjes, Edi Pruthi e ka quajtur Rrahman Jasharajn rrugaç.

    “Me qëndrimin e tij në 2022 e ka devalvuar edhe stoicizmin e tij të viteve të 90-ta. Kurrë s’është vonë me u korit”, ka shkruar ai.

    Ditë më parë, anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, tha se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.

    Pak orë pas këtij postimi Hoxha i ka kërkuar falje Jasharajt, duke pranuar se ka shpërndarë një fake news.

    “Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie”, ka shkruar Hoxha, transmeton Gazeta Insajderi.

    Linçimet nga partia në pushtet nuk po i bëjnë përshtypje Jasharajt, i cili edhe sot përmes një konference për media tha se nuk e mbyll grevën assesi.

    “Le të dalin, le të më ngrehin zhag unë se ndali grevën, e ndali veç nëse dëshironi ju nëse më thoni ju”, tha Jasharaj përcjell Insajderi.

    Sot shënohet dita e tetë që kur BSPK pjesë e së cilës është edhe SBASHK ka hyrë në grevë. Të njëjtit po kërkojnë nga 100 euro për shërbyesit civil deri në Miratimin e Ligjit për Paga.

    /GazetaInsajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark