Insajderi
Lajme

LDK: Veprimi i Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit

Insajderi
05 September 2022 - 22:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK: Veprimi i Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka reaguar ndaj shkarkimit të drejtoreshës së Arsimit në komunën e këtij qyteti nga kryetari Alban Hyseni.Në njoftimin e lëshuar thuhet se që nga fillimi i mandatit qeverisës, të udhëhequr nga LVV-ja, ka nepotizëm të vazhdueshëm.

“Rasti i fundit i punësimeve familjare të eksponentëve të VV-së e shpërfaq më së miri degradimin e skajshëm të qeverisjes komunale, aq më keq, sektorin më të rëndësishëm – arsimin. Veprimi i z. Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit e shtatë ditë me vonesë, vetëm pas presionit nga ana e degës së LDK-së dhe të qytetarëve në përgjithësi”.“Shkarkoje edhe drejtuesin e vendosur në Bordin e Teatrit të Qytetit, Avni Shkodrën, sa nuk është bërë e madhe dhe mos prit shtatë ditë se duhet ta shkarkosh pas asaj që do t’i njoftojmë ne qytetarët. LDK ka alarmuar me kohë për këtë degradim të skajshëm e katandisje të qeverisjes komunale, por tashmë qytetarët po e kuptojnë mashtrimin e madh që emrin e ka VV”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark