Insajderi
Botë

Ky është qyteti i parë në botë që do të ndalojë reklamat e mishit

Insajderi
06 September 2022 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është qyteti i parë në botë që do të ndalojë reklamat e mishit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qyteti Haarlem në Holandë ka vendosur të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të ushqimit në klimë.

Kjo do të jetë lëvizja e parë e tillë e një qyteti, dhe pritet që ndalimi të nisë në vitin 2024, raporton BBC.

Mocioni i hartuar nga GroenLinks, një parti politike e gjelbër, është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit dhe disa që thonë se ai pengon lirinë e fjalës.

OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metanin.

“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që janë pjesë e saj”,  tha për gazetën Trouë Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.

Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në ndalimin e reklamave.

Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e partisë Sfida Demokristiane


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark