×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Kulturë
  • Insajderi

    Sozia e Shyhrete Behlulit shfaqet në skenë, nuk do ta besoni sa shumë ngjajnë dy artistet

    Insajderi
    06 September 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kthema zot”, “Ende e dua” dhe “Knoma kangën”, janë hitet të cilat shqiptarët me vite i dëgjuan me ëndje nga bylbyli i këngës shqipe, Shyhrete Behluli. Por, në vitin 2022, një zë sikurse i Behlulit pushtoi rrjetin social Tik Tok. Ishte Mikela Jace Mustafa e cila shpejtë u shndërrua në ‘binjaken’ e këngëtares kosovare.

    Insajderi

    Mikela, një pjesë jetës e kaloi në Shqipëri, ku edhe u lind, deri në momentin kur martesa e saj u kurorëzua në qytetin e Ferizajt, në Kosovë.

    E njëjta përfundoi shkollimin në degën e muzikës, përkatësisht Kanto “Mexosoprano”. Ishte pjesë e shumë konkurseve muzikore, të tillë si “Gjeniu i vogël”, “Ethet e së premtes”, “Kënga magjike”, dhe konkurse të tjera nga ku u vlerësua me çmimet e para.

    Talentin për këndim, Mikela thotë se e ka trashëgim nga e ëma, të njëjtën ajo e krahason me Nexhmije Pagarushën dhe të madhen Vaçe Zela.

    Në një rrëfim për Insajderin Mikela foli rreth videove në TikTok dhe promovimit që ajo kishte nga rrjetet sociale, përpos konkurseve ku mori pjesë.

    Mikela e njohur në “Youtube” dhe “Tik Tok”

    Rrugëtimi i saj muzikor dhe promovimi si mbështetje të rëndësishme kishte edhe platformën e publikimit të videove “Youtube”, por edhe Tik Tok.

    “Në periudhën e pandemisë, me mbylljen e pothuajse shumicës së bizneseve dhe pamundësinë e qarkullimit, Mikela sikurse 2 miliard njerëzit e tjerë në të gjithë globin, filloi përdorimin e aplikacionit “Tik Tok”, tha Jace Mustafa për Insajderin

    Ajo tha se kompozimin e këngëve e bënë në bashkautorësi me bashkëshortin e saj, ku më së shumti ka “Ilahi” të cilat kanë mbi 1 milion klikime.

    “Nuk jam e njohur vetëm prej Tik Tok-ut, sepse ne Youtube kam projektet e mija të cilat i shkruaj dhe i kompozoj vet bashk me bashkëshortin tim në studion tonë më së shumti “ilahi” të cilat kan mbi 1 milion klikime dhe janë pëlqyer shume nga publiku”, tha artistja për Insajderin.

    Të përbashkëtat e Mikelës me Shyhrete Behlulin

    Komentues të shumtë i kërkuan Mikelës që ta bëjë ADN-në, krejt kjo pas ngjashmërisë që kjo e fundit ka me bylbylin e këngës shqipe, Shyhrete Behlulin.

    Jo vetëm në pamje, por, edhe zëri i Jace-Mustafës nuk dallon thuajse fare nga ai i Behlulit.

    Kjo mund të vërtetohet edhe nga videoja që e njëjta ka ngarkuar në Tik Tok:

    Ajo tha se me të dëgjuar komentet që mert enë Tik Tok rreth ngjashmërisë që ka me Behlulin, një gjë të tillë së fundmi e beson edhe vetë.

    “Përsa i përket komenteve dhe unë e kam vënë re që shumica me krahasojnë me bylbylin e muzikës Shyhrete Behlulin si në zë dhe në dukje, por, nuk e di kam filluar tani se fundmi ta besoj edhe vet”, u shpreh artistja për Insajderin.

    Mustafa tha se i pëlqen këngët e Shyhretes dhe e emocionojnë shumë, kënga të cilën ajo e veçon nga artistja është “Hala du” të cilën ajo e ktheu në ‘cover’ qysh ditën e nesërme pas publikimit dhe e vendosi në kanalin e saj në youtube.

    “Shyhretja është artiste me vite në karriere, unë në moshë mund të jem vajza e saj, por, që vlerat që ka si artiste dhe këngët qe sjell janë shumë të bukura dhe na emocionojnë pa masë, të gjitha këngët i ka te bukura por kënga “Hala e du” qe sapo ka dalë e re unë e kam sjelle si cover në youtube dhe e kam mësuar vetëm 10 min pas publikimit dhe menjëherë i kam thënë bashkëshortit e dua këtë kënge ta bëjmë që sonte😂 të nesërmen e kam postuar dhe ne kanalin tim ne youtube dhe në Tik Tok dhe është pëlqyer shumë”, pohoi tutje ajo për Insajderin.

    Artistja theksoi se dëshiron që të vlerësohet edhe për origjinalitetin që ka në këndim, pasi sipas saj secili yll në qiell ka ndriçimin e vet.

    “Gjithsesi është kënaqësi e madhe për mua por dua te mbetem Mikela dhe të më njohin si Mikela sepse qielli ka yje plot dhe të gjithë kane atë ndriçimin e tyre”, përfundoi ajo.

    “Familja mbështetja më e madhe në karrierë dhe çdo sferë tjetër”

    Rrugës për tu bërë artiste, përpos motivimit që kishte nga nëna e saj, Mikelës iu bashkuan edhe dy persona të tjerë, bashkëshorti, Muharremi dhe vajza e tyre.

    Ajo thotë se në shtëpinë e tyre nuk ka jetë pa muzikë.

    “Patjetër qe familja është e para qe me përkrah sepse në shtëpinë tonë duke filluar që nga e vogla e deri tek më i madhi këndohet behet muzikë, pa muzikë nuk kemi jetë”

    Kësisoji, kot nuk thonë “dardha pikë nën dardhë”, sikurse Mikela që e trashëgoi zërin nga e ëma të njejtën gjë po mund ta vërejnë tek e bija e tyre Muharremi me Mikelën.

    Edhe vajza, Xhesmin Mustafa po shkon hapave të prindërve artdashës.

    Në profilin e saj në Tik Tok, Mikela jo rrallë publikon edhe video me vajzën e saj.

    Tani e një vit, familja Mustafa janë shpërngulur në Gjermani, atje ku edhe po vijon shkollimin vajza e tyre. Kjo i ka larguar nga prodhimi i përditsh%m i projekteve, por, megjithatë artistja pohoi se do të jetë gjithonë afër personave që e pëlqejnë zërin e saj.

    “Projekte kemi plot po s’po kemi kohë me i publiku sepse kemi gati një vit qe jemi familjarisht ne Gjermani dhe po mendojmë që të jetojmë këtu por mendoj që së shpejti do të ketë ilahi, balada dhe pse jo covera pasi publiku po mi kërkon”, tha për fund Mustafa për Insajderin./INSAJDERI.ORG

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark