​Arsim Fetahu zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit KRU Prishtina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arsim Fetahu zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit KRU Prishtina

    Insajderi
    12 September 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, është bërë me kryeshef të ri. Bordi i kësaj ndërmarrje ka përzgjedhur për kryeshef të ri, Arsim Fetahun.

    Fetahu prej gjithsej 40 pikëve maksimale, është vlerësuar me 28.3 pikë, si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë, bazuar në mesataren e pikëve nga panelistët, thuhet në vendimin e bordit të kësaj kompanie.

    Në vendim duhet se kandidatët e pakënaqur mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve kalendarike nga dita e pranimit të këtij vendimi.

    Është siguruar edhe lista e poentimit me gjashtë kandidatët për këtë pozitë.

    Mësohet se Arsim Fetahu ka qenë ish-drejtor ekzekutiv në Termokos.

    Ndryshe, bordi i përkohshëm i atëhershëm i kësaj ndërmarrjeje, në mars të vitit 2020 kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Ilir Abdullahun. Kurse, në prill të vitit 2020, po ai bord kishte emëruar ushtrues detyre të kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Sokol Xhafën.

    Pas një konkursi, në fund të vitit të kaluar ishte zgjedhur Fatos Krasniqi kryeshef i kësaj kompanie, por i cili pati dhënë dorëheqje menjëherë pas emërimit nga bordi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark