U qëllua me snajper sapo zbriti nga “G Class-i”, del emri i shënjestrës së atentatit në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U qëllua me snajper sapo zbriti nga “G Class-i”, del emri i shënjestrës së atentatit në Durrës

    Insajderi
    13 September 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

    Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe.”, raporton Abcnews.

    Akil Nerjaku dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit të dështuar.

    Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.

    Shënjestra ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

    Ngjarja nuk është raportuar nga policia edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie.

    Aktualisht policia ka marrë në pyetje shënjestrën dhe ende nuk dihet arsyeja dhe se çfarë fshihet pas këtij atentati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark