Insajderi
Botë

Humbin jetën shtatë persona në Itali – shkak moti i ligë

Insajderi
16 September 2022 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbin jetën shtatë persona në Itali – shkak moti i ligë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë njerëz kanë vdekur në brigjet e Adriatikut, në qendër të Iralisë, për shkak të motit të ligë gjatë natës, kanë thënë autoritetet. Agjencia e lajmeve, ANSA, ka cituar mbrojtjen civile të ketë thënë se shtatë njerëz kanë vdekur në Ankona të rajonit Marke, dhe se disa të tjerë janë të zhdukur, përfshirë një fëmijë.

Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin tonë, si dhe operacionet e shpëtimit”.

Të enjten, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga vërshimet. Autoritetet në Ankona kanë thënë se vërshimet janë pasojë e “shirave të vazhdueshëm” në gjithë pasditen e 15 shtatorit.

Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu. Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit./REL/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark