Vrasje në Shkodër, ky është viktima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasje në Shkodër, ky është viktima

    Insajderi
    18 September 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

    Erjon Xhenjo është i riu i cili ka mbetur i vrarë pas të shtënave. Ai është qëlluar me breshëri plumbash.

    Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

    Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

    Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

    Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark