Udhëtimet e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi jashtë vendi nuk po kanë të ndaluar. Ai sot ka udhëtuar drejt Greqisë, shkruan Insajderi.
Latifi atje sipas njoftimit zyrtar do të takohet me ministrin e Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.
Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave.