
Edhe një shkollë ka dalë kundër vendimit të Sindikatës së Arsimit. Shkolla fillore “Mazllm Këpuska”, në Gjakovës sot veçse ka nisur vitin e ri shkollor, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumanova – Baçi.
“Shkolla Mazllum Këpuska ka fillu sot, më ka informuar zyrtarisht, aty është vetëm cikli 6 deri 9” – ka thënë Kumanova – Baçi.
Drejtoresha ka bërë të ditur se mësimi është duke u zhvilluar edhe në shkollat “Këlmend Rizvanolli”, “Mustafa Bakija”, “Emin Duraku”, “Fehmi Agani”, “Yll Morina” pjesërisht dhe shkolla “Fan Noli” në fshatin Dujakë.
Ndërkohë që Ministria e Arsimit po bën thirrje të mbahet mësimin, SBASHK po vazhdon me kërkesën për rritje page prej 100 eurove derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.