×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nesër bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan, policia del me njoftim

    Insajderi
    20 September 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër (e mërkure), magjistralja Prishtinë – Gjilan do të jetë e bllokuar për 45 minuta.

    Kështu ka njoftuar përmes një komunikate Policia e Kosovës.

    Bllokimi i magjistrales do të bëhet për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë dhe kjo është bërë me vendim të Komunës së Graçanicës.

    “Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit, i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta. Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapësirës për mbarëvajtje të manifestimit”, thuhet në njoftim e policisë përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, policia ka kërkuar nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark