Trendafilova frikësohet nga PSD-ja, anulon aktivitetin në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trendafilova frikësohet nga PSD-ja, anulon aktivitetin në Gjilan

    Insajderi
    20 September 2022 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila me 21 shtator do të mbante një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan është anuluar.

    Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se kryetarja Ekaterina Trendafilova do të zhvillojë online takimet e planifikuara, në vizitën e saj në Kosovë.

    Në lidhje me këtë vizitë PSD-ja kishte planifikuar edhe protestë për të kundërshtuar vizitën e saj të mërkurën në orën 10:00 kur Trendafilova pritej të mbante një takim në Gjilan, ku kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Në njoftimin nga Dhomat e Specializuara thuhet se aktiviteti do të mbahet online përmes internetit.

    ”Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit. Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”. Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit. Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark