​Gratë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares në Iran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Gratë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

    Insajderi
    22 September 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gratë në Iran po heqin shamitë e tyre dhe po presin flokët për të protestuar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Mahsa Amini, një grua kurde 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

    Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”.

    Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

    Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

    Më 18 shtator, ditën e varrimit të Aminit, në Iran shpërthyen protesta, ku gratë hoqën shamitë dhe i tundnin në ajër për të protestuar ndaj rregullave të mbajtjes së hixhabit që çuan në arrestimin e 22-vjeçares./Alsat Mk/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark