"Hallin e keni që unë jam kryeministër" - Kurti i kundërpërgjigjet opozitës në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hallin e keni që unë jam kryeministër” – Kurti i kundërpërgjigjet opozitës në Kuvend

    Insajderi
    22 September 2022 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke folur për grevën në sistemin arsimor. Gjatë fjalimit të tij ai nuk i ka kursyer ‘thumbat’ për opozitën, pasi këta të fundit po e kritikojnë ashpër se nuk po ofron zgjidhje për kthimin e nxënëseve në shkollë, shkruan Insajderi.

    Kurti para deputetëve tha se “greva është armë kundër kryeministrit”.

    “Tash këtu dy deputetë besoj e thanë të vërtetën e kësaj polemike këtu në Kuvend, deputeti Pal Lekaj i AAK-së dhe Ferat Shala i PDK-së, treguan qartë se e kanë me mua nuk e kanë me arsimin. Pa numër herë thonë kryeministri, kryeministri po në rregull se për atë është opozita por se kanë për arsim, se kanë as për zotëri Rrahman Jasharin, as me ministren tonë e kanë me mua. Por në thelb të kësaj është një lloj mos njohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit të vitit të kaluarën, për besë duhet të tejkalohet ajo, nuk kam çka bëjë unë, populli ka votu. Halli është që unë jam kryeministër, nuk është halli që spo shkojnë nxënësit në shkolla”, ka deklaruar Kurti përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark