Kurti: Unë po negocioja me fqinjin agresiv përderisa tek shtëpia ishte paralajmëruar greva masive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Unë po negocioja me fqinjin agresiv përderisa tek shtëpia ishte paralajmëruar greva masive

    Insajderi
    22 September 2022 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të kritikojë ashpër Këshillin Grevist të BSPK-në në krye me Rrahman Jasharajn. Ai ka përmebndur më konkretisht ditën që zyrtarisht u shpallë greva, shkruan Insajderi.

    Kurti u shpreh se një njeri që e do shtetin, duke iu referuar Jasharajt nuk do ta shpallte grevën ndërkohë që kryeministri i vendit po dialogonte me fqinjin agresiv, Alekasander Vuçiq.

    “Greva nga BSPK u shpallë me 17 gusht ditën që u nisa për Bruskel, u zgjodhë Rrahman Jasharaj, të nesërmen isha 5 orë negociata me Serbinë. Të nesërmen kishim lajmin për grevën. Pra kishim një kryeministër që po diskutonte me një fqinjë tonë verior agresiv, dashakeq, në një moment kur tek shtëpia ishte paralajmëruar greva masive. Me 17 merr vendim BSPK-ja për grevë dhe përcakton udhëheqësin e Këshillit Grevist me 18 unë jam në negociata në Bruksel”, ka deklaruar Kurti përcjell Insajderi.

    “Nëse e do shtetin mbledhjen e mbanë me 19 kur kthehem unë”, tha kryeministri.

    Kurti është shprehur i bindur që “greva po përdoret si armë” ndaj tij./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark