Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj i ka thënë se shumë qytetarë që po presin në rend për të marrë pensione kanë vdekur, shkruan Insajderi.
Duke i replikuar deputetes Mimoza Kusarit, Dreshajt shtoi se vetëm në mjekësinë intensive 35 persona kanë vdekur, të cilat kanë qenë duke pritur për të aplikuar për pensione.
“Këta janë duke vdekur çdo ditë, po ua them hapur se vetëm në duar e mija në mjekimin intensive 35 tash kanë qenë në rend për të aplikuar për pension sot nuk janë. Regjistrat janë të pa pastruara nuk keni shans që të merrni listën e saktë se sa kanë vdekur. Kam kërkuar të hiqet 15 vitesh dhe të ngel për aq sa kanë punuar”, tha Dreshaj.