×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vodhi 30 mijë euro – Policia në Prizren identifikon të dyshuarën

    Insajderi
    23 September 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ishte njoftuar me 13 shtator të tij viti për një vjedhje në vlerë prej 30 mijë euro. E dyshuara ka arritur të arrestohet sot, shkruan Insajderi.

    Fillimisht siç njofton policia të dyshuarës i janë gjetur 14 mijë euro. Pas hetimeve tjera të zhvilluara të njëjtës i janë gjetur edhe 9 mijë e 400 euro.

    Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

    Prizren, 23 Shtator 2022-Me datë 13 Shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë. Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren. Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të identifikojnë të dyshimtën dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht. Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark