
Një shofer, 26 vjeçar është gjobitur nga Policia e Kosovës në Ferizaj, të njëjtit i është konfiskuar leja për një vit, shkruan Insajderi.
Paraprakisht atij i është shqiptuar gjoba prej 500 euro dhe i janë larguar 5 pikë.
A.A në zonën ku parashihet të vozitet në 40 km/h ka vozitur në 152 km/h.
Gjoba i është shqiptuar në orë 00:32 të mëngjesit.
Njoftimi i plotë i policës:
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion