​Shpërndante fotografi e video me përmbajtje seksuale të fëmijëve - Policia del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shpërndante fotografi e video me përmbajtje seksuale të fëmijëve – Policia del me njoftim

    Insajderi
    28 September 2022 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i cili dyshohej se posedonte fotografi dhe videove të fëmijëve me përmbajtje seksuale, është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

    I dyshuari, sipas raportit të policisë këto materiale i ka shpërndarë te personat tjerë përmes rrjeteve sociale.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është inicuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    “Fushë Kosovë (NN) 27.09.2022 – 13:00. Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark