×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet arsyeja pse Jonida Maliqi nuk i shkoi në dasmë Arminës

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha organizuan në 25 shtator dasmën e tyre, me 300 të ftuar, ku shumica prej të cilëve ishin nga bota e ekranit.

    Mes shumë mikeshave të Arminës si Olta Gixhari apo Dalina Buzi, ajo që ra në sy ishte mungesa e shoqes së saj të ngushtë, këngëtares Jonida Maliqi.

    Kjo e fundit nuk ka arritur të shkojë dot në dasmë, pasi ka marrë një surprizë minutën e fundit. Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë.

    Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, duke i dhënë kështu fund zërave se mikeshat janë zënë.

    Kujtojmë që Jonida dhe Armina dikur kanë pasur edhe një biznes të përbashkët. Pra, përveç miqësisë, ato ndanin edhe pasione të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark