Insajderi
Lajme

Një metër dru 100 euro – reagon ashpër deputeti i LDK-së

Insajderi
30 September 2022 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një metër dru 100 euro – reagon ashpër deputeti  i LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas lajmit se një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 100 euro.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se a ka Qeveri ku vend e institucione që kujdesen për qytetarët?

Sipas tij, Qeveria po tallet me qytetarët duke bërë thirrje për kursim të energjisë, duke e quajtur këtë turp të pa fund.

“Deri 100 euro një metër dru!!!A ka qeveri ky vend?!A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark