
Gjashtë deputetë të qeverisë Kurti kanë dal kundër tij. Fatmir Humolli, Eman Rrahmani, Alban Bajrami, Visar Korenica, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë për mos ekzekutim të pagave për mësimdhënësit që morën pjesë në grevë, shkruan Gazeta Insajderi.
Dy nga këta deputet janë nga Lista Guxo. Jeta Statovci e Hashi Avdyli dolën mbrëmë me qëndrime të tyre kundër vendimit. Ata kërkuan që pagat të ekzekutohen për muajin shtator.
Deputetja, Jeta Statovci e cila bën pjesë tek Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk pajtohet me mos ekzekutimin e pagave duke bërë thirrje për vizionin që kishin me partnerin qeverisës, VV-në.
Statusi i plotë i Jeta Statovcit:
Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë ti japim të mbarën dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona.
Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.
Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, përmes formës së përcaktuar, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.
Menjëherë pas saj edhi edhe edhe reagimi i Haxhi Avdylit nga Lista Guxo. Ai tha se PAGAT DUHET PAGUAR.
Ndonëse, sipas tij greva ka pasur prapavijë politike ai thotë se duhet të paguhen.
Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:
Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.
Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.
Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.
Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.
Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute.
E ndërkohë gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi.
Çfarë tha Fatmir Humolli:
Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe deputeti I VV, Fatmir Humolli i cili tha se Hekuran Murati duhet të shkarkohet.
“Murati është personi që ka shkaktuar skandale më së shumti dhe konflikte në grupe shoqërore. Ai duhet të jep dorëheqje nëse vazhdon me këtë logjik kjo është në kundërshtim më misionin që ka marrur LVV që më kthy besimin e qytetarëve”, tha Humolli për Insajderin.
Çfarë tha Alban Bajrami:
Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompenzimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës.
Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit.
“Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunu me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordnim për orët e humbura sepse janë orë të quara dëmë, duhet të kompenzohen përmes ditëve të festave ose të gjindet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus Qeveria me SBASHK-un dhe me Ministrinë e Arsimit. Pagat duhet të ekzekutohen”, tha deputeti Bajrami.
Çfarë tha Eman Rrahmani:
Edhe Deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani ka qenë i radhës që ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë për mësimdhënësit grevistë.
Rrahmani tha se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit. Megjithatë, ai shtoj se duhet të kompensohen orët e humbura.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar ai.
Çfarë thotë Visar Korenica:
Edhe depueti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.
Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook.
“Meqenëse shumë media po kërkojnë deklarim dhe për interes të publikut sa i përket procesimit të pagave për mësimdhënësit vlerësoj që të njejtat duhet të paguhen dhe të kompenzohen orët e humbura. Shumë mësimdhënës janë detyruar të mos dalin në punë sepse kanë qenë të penguar nga procesi mësimor si pasojë e grevës, njashtu siç edhe jam i bindun që shumica nga antarësia pas pakos së përballjes me inflacion kanë qenë të gatshëm për pezullimin e grevës deri në miratim të ligjit të pagave”, shkruan ai.