"Nëse s’ka paga, mund të rikthehet greva" - vjen paralajmërimi i radhës nga SBASHK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse s’ka paga, mund të rikthehet greva” – vjen paralajmërimi i radhës nga SBASHK

    Insajderi
    04 October 2022 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, vlerëson se nëse nuk u del paga e shtatorit mësimdhënësve, mund të kthehet greva.

    Gashi thotë se së pari do të konsultohen me anëtarësinë, por që nuk e përjashton mundësinë se mund të kthehet greva, nëse nuk reflekton qeveria, sipas tij.

    “Ne grevën e kemi pezulluar, nuk e kemi përfunduar. Ne do të konsultohemi paraprakisht me anëtarësinë se cilat do të jenë veprimet e radhës, mirëpo nuk do ta shuajmë zërin sindikalist dhe prapë se prapë do të fillojmë me veprime sindikale, rikthimin në greva, mund të ketë veprime sindikale, nuk mund të paragjykoj se cilat veprime do të jenë tani, greva është vetëm e pezulluar dhe ai që e kupton fjalën pezullim do të thotë se mund të kthehet në momentin kur konstatojmë që mund të kthehet”, ka thënë Gashi në Info Magazine.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark