
Një person ka humbur jetën në orët e mbrëmje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Insajderin.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka konfirmuar ai.
Borovci bëri me dije se njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet nga aksidenti…