Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka qenë ndër emrat më të komentuar në media rozë muajve të fundit.
Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP e ktheu në qendër të vëmendjes dhe ajo gjatë kësaj kohe ka mbetur aktive me projekte muzikore dhe me praninë e saj në rrjete sociale.
Ajo na përloti me postimin e saj të fundit të bërë në Instagram.
Këngëtarja tregoi se sot janë bërë 12 vjet, që kur babai i saj u nda nga kjo jetë.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Trixa u shpreh:
“12 vjet pa ty babi! Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë. Do të doja të ishe këtu”.
Këngëtarja jo vetëm në data të veçanta, por herë pas here kujton babain e saj dhe shpreh mallin e saj për të.