Imamit të Hanit të Elezit, hoxhë Tafil Ramuka i është bërë dhuratë një veturë e tipit “Golf” nga xhemati i xhamisë, posaçërisht nga diaspora.
Sipas njoftimit të Xhamisë, hoxha ka falënderuar të gjithë ata të cilët u bënë shkak për realizimin e kësaj dhurate, shkruan Gazeta Insajderi.
“Sot ditë gëzimi në xhaminë tonë. Imamit të nderuar hoxhë Tafil Ramuka i bëhet surprizë kjo veturë e bukur nga xhemati i xhamisë, posaqërishtë nga diaspora !Hoxha i falënderon të gjithë, veçantë ata të cilët u bënë shkak për realizimin e kësaj dhurate duke e lutur Allahun që t’i shpërbleje të gjithë me të mirat e Tij në dunja dhe Botën tjetër. Allahu i ruajttë dhe i shtoftë ata besimtarë të cilët kanë dert kujdesin e davetit në rrugën e Allahut”, thuhet ne njoftimin e xhamisë.