
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, më konkretisht në afërsi të Komoranit. Policia ka konfirmuar se ka të lënduar por nuk ka specifikuar se sa.
Detaje për aksidentin për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Ju informojmë se, sot me datë 14.10.2022, rreth orës 09:15 në rrugën kryesore drejtimi Prishtinë – Pejë, në afërsi të Komoranit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshira dy automjete”, ka thënë Kelani.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Insajderi, në aksident janë përfshirë dy kamioneta.
“Njësia policore e autostradës gjatë patrullimit kanë hasur në këtë aksident dhe kanë ndërmarrë veprimet policore lidhur me aksidentin si dhe kanë njoftuar njësitin e ambulancës”, deklaroi ai.
Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga aksidenti: