AAK kërkon nga Konjufca t'i adresohet presidencës çeke për liberalizimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK kërkon nga Konjufca t’i adresohet presidencës çeke për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    17 October 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Tahiri ka njoftuar se kërkesa e parë e ngritur brenda mbledhjes së kryesisë ka të bëjë me liberalizimin e vizave.

    Sipas tij Kuvendi i Kosovës, është duke heshtur në këtë pikë, ai tha se kanë kërkuar nga kryeparlamentari t’i adresohet presidencës çeke e të tjerëve.

    Besnik Tahiri – AAK

    “Çështja e parë ka të bëjë me liberalizimin e vizave në kryesi e kam ngritë një çështje një kërkesë që Kuvendi i Kosovës përmes kryetarit t’i adresohet edhe presidentes çekeve edhe të gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mos-vendim për liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, që për vlerësimin tonë është një diskrimin klasik dhe është vazhgitje e cila nuk duhet të ndodhë. Çfarëdo sistemi që e aplikon BE për vendet tjera jo anëtare të Schengenit mund të hy në fuqi edhe për Kosovën pas që të liberalizohen vizat. Heshtja e Kuvendit nuk është e drejtë…”, ka thënë Tahiri përcjell lInsajderi.

    Tahiri potencojë se në seancën e fundit në Kuvend të Kosovës janë miratuar 9 marrëveshje ndërkombëtare, prej tyre 7 që lidhen me Bashkimin Evropian.

    “Heshtja jonë, mendoj që nuk i bën hajr e nder Republikës së Kosovës”, u shpreh Tahiri./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark