Insajderi
Insajderi

Policia nis aksion në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Insajderi
18 October 2022 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia nis aksion në Gjakovë, arrestohen pesë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve në qytetin e Gjakovës. Deri në këto momente janë arrestuar pesë persona.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar armë vetura dhe dëshmi të tjera.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Insajderi se deri më tani janë kontrolluar shtatë lokacione.

“Mund të konfirmojmë se nga ora 06:00 ka filluar aksioni. 5 persona janë arrestuar. Armë, vetura dhe dëshmi tjera për vepra penale janë konfiskuar”, tha ai për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark