×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet vendi, kjo është zona ku raportohet se Putin mund të hedhë bombën e parë bërthamore

    Insajderi
    19 October 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Daily Mail shkruan se Vladimir Putin pritet të urdhëroj shpërthimin e një bombe mbi Detin e Zi, për tu treguar kundërshtarëve forcën e tij.

    Tensionet për nisjen e një lufte bërthamore sa vijnë dhe shtohen.

    Sipas raportimeve Putin mund të përgatiste një lloj shfaqjeje bërthamore të forcës, duke përfshirë shpërthimin e parë në ajër të hapur të një arme atomike që nga vitet 1960 – potencialisht mbi Detin e Zi.

    Kjo sipas ekspertëve është një mënyrë ku Putin do të tregojë forcën për tu thënë të tjerëve se kjo është ajo që ju pret nëse na sulmoni.

    Ndërkohë ditën e sotme Putin ka shpallur  gjendjen ushtarake në rajonet e pushtuara të Ukrainës, ndërsa zyrtarët filluan evakuimin e civilëve nga qyteti i Kherso nit, me një betejë për kontrollin e bastionit që po afrohet tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark