×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Njohja e Serbisë do të ndodhë, Kosova të fokusohet drejt rrugës së integrimit në BE”

    Insajderi
    19 October 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë më e rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

    Sipas tij, njohja do të ndodhë por do të vonohet.

    “Mendoj, se njohja do të ndodhë, do të duhet të ndodhë dikur në një fazë më vonë. Çështja është për kohën se kur do të ndodhë kjo njohje. Por, ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces”, ka thënë Escobar në Kanal 10.

    Më tej, ai ka thënë se pa përkrahjen e pesë shteteve mosnjohëse, do të jetë shumë e vështirë për Kosovën të bëhet anëtare e NATO-s.

    “Shpresoj, shpresoj, sepse tani siç e dini i keni pesë shtete mosnjohëse në BE dhe katër prej tyre janë anëtare të NATO-s. NATO-ja është një organizatë që bazohet në konsenus, prandaj pa përkrahjen e këtyre shteteve, do të jetë shumë e vështirë për Kosovën të bëhet anëtare e NATO-s. Prandaj, Evropa e ka shtruar rrugën për integrimin e Kosovës. Kjo rrugë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, prandaj ne plotësisht e mbështesim atë që po ndodhë me dialogun, dhe mbështesim plotësisht Kosovën që ta marrë procesin seriozisht dhe t’i marrë shumë seriozisht rekomandimet e shteteve që e kanë ndihmuar Kosovën në gjithë këtë përpjekje”. – tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark