×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Biznesmenit që kishte lidhje me Braçen, Rasim Maloku ia sekuestroi nëntë villa

    Insajderi
    20 October 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi

    Një aksioni i zhvilluar javën që shkoi në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpiza të ndërtuara jashtëligjshëm.

    Villat për të cilat shteti më pas do të vendos nëse duhet të rrëzohen ose jo, tashmë janë të rrethuara me shirita të policisë.

    Në mesin e tyre janë edhe nëntë villa të biznesmenit Hajrush Ajvazi.

    Ky i fundit ka pasur lidhje të forta me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të njohur si Braçe.

    Lexo edhe:

    Në aksionin e marsit të këtij viti, Policia e Kosovës kishte zbarkuar në shtëpinë e tij për bastisje, por Ajvazi kishte arritur të arratisej.

    Sipas Prokurorisë, Hajrush Ajvazi dyshohet se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka blerë pronë të paluajtshme në vikend- zonën e Brezovicës, me qëllim ndërtimi të vikend-shtëpizave, kështu që për lejimin e ndërtimit të vikend-shtëpizave, i ka dhënë nga 10 mijë euro për një leje të pandehurit Bratislav Nikoliq, përmes të pandehurit Jadran Kortiq.

    Më vonë siç përshkruan Prokuroria, janë bërë aksionar në ndërtim duke marrë secili pjesën e tij në atë mënyrë që i pandehuri ka ndërtuar vikend-shtëpizat, kurse të pandehurit Bratislav Nikoliq i ka dhënë vikend-shtëpi si kompensim për lejet ndërtimore, të cilat ndërtime janë realizuar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Ndërtimin dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”.

    Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

    Ndryshe, Hajrush Ajvazi udhëheq me kompaninë private “Loni-1” Sh.P.K., një biznes afarist i cili operon mes tjerash edhe në fushën e blerjes dhe shitjes së patundshmërive.

    Lexo edhe:

    Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.

    Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.

    “Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha Maloku.

    Lexo edhe:

    Maloku tregoi për aksionin e ndërmarr dje në këtë zonë.

    “Është duke vazhduar aksioni në rastin “Brezovica”. Jemi duke bërë sekuestrimin e të gjitha Vikend- shtëpizave që gjenden të ndërtuara në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri”, ku është i ndaluar ndërtimi  por për shkak të veprimit korruptive të zyrtarëve është ndërtuar edhe në këtë zonë dhe tani pas një inspektimi qe kemi bërë muajin e kaluar jemi duke bërë sekuestrimin e objekteve”.

    Ndonëse nuk i bëri të ditur me emra, Maloku tha se pronarët e këtyre villave janë personat që po hetohen nga prokuroria. Disa nga ta janë në paraburgim e disa me masa të tjera.

    “Disa nga të dyshuari janë nën hetim disa janë në paraburgim e disa në masa te tjera. Vikend-shtëpizat e sekuestruara që janë rreth 80, disa nga to ishin në fazën fillestare të ndërtimit, disa në përfundim e disa të përfunduara. Rreth 80 vikend shtëpiza do të sekuestrohen. Disa janë në fazën fillestare disa janë të përfunduara e disa në përfundim. Kjo është kurorëzim i të gjitha aksioneve, efekti të gjitha operacioneve janë sekuestrimi i këtyre villave”.

    Lexo edhe:

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

    Shiko edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark