Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet. Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.
Por nga ana tjetër vëmendjen kanë tërhequr pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga salla në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin . Ky moment është bërë bërë viral në rrjet ndërsa qytetarët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
Gjithashtu edhe BBC ka sjellë në vëmendje këtë skenë, e ndërsa shtrohen shumë pyetje, asnjë përgjigje nuk ka pasur deri më tani nga qeveria kineze.
Hu, 79 vjeç, dukej se nuk dëshironte të lëvizte. Nëse është kështu, pse?
Çfarë i tha ai njeriut që e zëvendësoi, Xi Jinping, gjë që shkaktoi një lëvizje me kokë nga udhëheqësi aktual i Kinës? Dhe çfarë i tha ai mbrojtësit të tij, Li Keqing, teksa e goditi në shpatull para se të dilte nga skena?
Dy janë arsyet për largimin e tij janë: Ose ishte pjesë e politikës së pushtetit të Kinës, me një lider që përfaqësonte një kohë të mëparshme që u largua simbolikisht, ose se Hu Jintao ka probleme serioze shëndetësore.