Insajderi
Botë

Problem shëndetësor apo u përjashtua? BBC zbulon detaje nga dalja misterioze e ish-liderit kinez nga Kongresi i Partisë Komuniste

Insajderi
22 October 2022 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Problem shëndetësor apo u përjashtua? BBC zbulon detaje nga dalja misterioze e ish-liderit kinez nga Kongresi i Partisë Komuniste
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.  Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Por nga ana tjetër vëmendjen kanë tërhequr pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga salla në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin . Ky moment është bërë  bërë viral në rrjet ndërsa qytetarët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Gjithashtu edhe BBC ka sjellë në vëmendje këtë skenë, e ndërsa shtrohen shumë pyetje, asnjë përgjigje nuk ka pasur deri më tani nga qeveria kineze.

Hu, 79 vjeç, dukej se nuk dëshironte të lëvizte. Nëse është kështu, pse?

Çfarë i tha ai njeriut që e zëvendësoi, Xi Jinping, gjë që shkaktoi një lëvizje me kokë nga udhëheqësi aktual i Kinës? Dhe çfarë i tha ai mbrojtësit të tij, Li Keqing, teksa e goditi në shpatull para se të dilte nga skena?

Dy janë arsyet për largimin e tij janë: Ose ishte pjesë e politikës së pushtetit të Kinës, me një lider që përfaqësonte një kohë të mëparshme që u largua simbolikisht, ose se Hu Jintao ka probleme serioze shëndetësore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark