Vrau gruan me çekiç, shqiptari pranon krimin pas vetëdorëzimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau gruan me çekiç, shqiptari pranon krimin pas vetëdorëzimit

    Insajderi
    26 October 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ITALI-Avni Mecja shqiptari i arrestuar për vrasjen e gruas së tij rumune Alexandra Elena Mocanu gjatë marrjes në pyetje prej më shumë se 5 orësh pasi u vetëdorëzua, pranoi se e kishte vrarë me një çekiçin që e përdorte në ndërtim ku ai dhe punonte.

    Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri mes tyre. Avni Mecja e ka goditur dy herë me çekiç në kokë gruan duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

    Dy vjet më parë, Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar. Por gjërat mes tyre ishin qetësuar derisa ndodhi ngjarja e rëndë.

    Policia tani është në kërkim të çekiçit që Avni Mecja tha se e hodhi në një kosh plehrash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark