Policia me aksion në Gjilan - cak argjendaritë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia me aksion në Gjilan – cak argjendaritë

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka kryer disa kontrolle nëpër bizneset e argjendarisë në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas këtyre kontrolleve janë konfiskuar sasi ari dhe argjendi në dy biznese.

    Policia njofton se dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti që është iniciuar si, tregti e ndaluar.

    “Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark